Komuna e Prishtinës ka pranuar donacionin prej afro 400 fidanëve nga klubi “XTrailers” për shtimin e hapësirave gjelbëruese në kryeqytet.
Kryetari i Komitetit Organizativ Kushtrim Zebica theksoi se: Klubi XTrailers – fun run, bartës i projektit ‘Prishtina Trail Maraton 2019’ e organizuar më 26 maj 2019 me moton ‘Run green, run clean’ ka realizuar zotimin që me mjetet e fituara përmes kësaj gare të kontribuojë në shtimin e hapësirave gjelbëruese në komunën e Prishtinës përmes mbjelljes së fidaneve të reja. Ky aktivitet u realizua duke ju falenderuar mbështetjes së madhe për PTM19 nga Institucionet publike dhe bizneset e sektorit privat.
Faza e parë e mbjelljes së fidaneve të planifikuara ka filluar me dt. 08 qershor 2019 në oborrin e kampusit të Universiteti i Prishtinës. Në këtë aksion janë mbledhur 70 fidane të reja.
Ndërsa, faza e dytë e mbjelljes së 400 fidaneve tjera ka vazhduar në stinën e pranverës të vitit 2020.
Organizimi dhe plani i mbjelljes është realizuar nga Drejtoria e Parqeve dhe N.P.L “Hortikultura” Sh.A në koordinim me përfaqësuesit e klubit në lokacionet si në vijim: Oborrin e kampusit Universitar të Prishtinës, Bulevardi “Bill Klinton” afër Katedrales, Lakrishtë, rrugët “Trepça”, “Hyzri Talla” në lgjen Bregu i Diellit dhe së fundmi në rrugën “Bajram Kelmendi”. Fidanë frutor nga donacioni janë mbjellë në oborret e kopshteve: “Milingonat” në Kodër të Trimave, “Ketrushët” në Tophane, “Botanika” në Mat dhe kopshtet “Dielli” e “Ardhmëria“ në lagjen Bregu i Diellit.
Gjithashtu, Kushtrim Zebica tha se Klubi XTrailers ndjehet krenar për jetësimin e zotimit për kontribut në mjedis. Konsiderojm se kujdesi për mjedisin është përgjegjësia jonë e përbashkët që të jemi aktiv në mbrojtjen dhe kujdesin për mjedisin tonë. Ndërgjegjësimi mjedisor duhet të jetë një pjesë e sjelljes tonë, të menduarit dhe veprimit, dhe detyra jonë e përbashkët është që të përmirësojë kualitetin e ambientit në të cilin jetojmë dhe punojmë.
Organizimi dhe plani i mbjelljes është realizuar nga Drejtoria e Parqeve dhe N.P.L “Hortikultura” Sh.A në koordinim me përfaqësuesit e klubit në lokacionet si në vijim: Bulevardi “Bill Klinton” afër Katedrales, Lakrishtë, rrugët “Trepça”, “Hyzri Talla” dhe së fundmi në rrugën “Bajram Kelmendi”. Fidanë frutor nga donacioni janë mbjellë në oborret e kopshteve: “Milingonat” në Kodër të Trimave, “Ketrushët” në Tophane, “Botanika” në Mat dhe kopshtet “Dielli” e “Ardhmëria“ në lagjen Bregu i Diellit.
Ndërsa, Komuna e Prishtinës është mirënjohëse për kontributin në shtimin e hapësirave të gjelbra dhe shembullin që klubi “XTrailers” kanë dhënë me këtë iniciativë me shpresën që ky bashkëpunim do të vazhdojë edhe në të ardhmen!