KMDLNJ po kërkon dorëheqjen e ministres së Arsimit, Arbërie Nagavci me arsyetimin të mos menaxhimit adekuat të situatës me grevën në arsim. Po ashtu i kanë bërë thirrje SBASHK që ta përfundojnë grevën, pasi që sipas KMDLNj e ka përmbyllur detyrimin e tyre.
“Për këtë arsye KMDLNj –ë ka kërkuar dhe kërkon dorëheqjen e ministres së MASHT-it për shkak të mungesës së kapacitetit profesional për të menaxhuar MASHT –in dhe, sidomos grevën, pas situatës së krijuar.
“Në aspektin ligjor dhe të mandatit greva e SBASHK-ut nuk mund të kundërshtohet e as të gjykohet . KMDLNj –ë, në çdo reagim, edhe para fillimit të grevës ka bërë thirrje publike palëve të bisedojnë kurse grevën e konsideron si masë të skajshme. Në këtë kontekst, KMDLNj mendon se nuk janë shfrytëzuar mundësitë parandaluese, në radhë të parë nga qeveria përkatësisht MASHT –i i cili, më shumë është angazhuar ta thyejë grevën përmes përçarjes, se që është angazhuar për një zgjidhje të mundshme.”, thuhet në reagim.
Tutje KMDLNj kërkon të gjendet një zgjidhje për t’u ndërpre greva.
Tutje në KLMDNj në reagim thotë se shpreson që SBASHK-u do të përfundojë shpejt dhe do të nisë procesi arsimor duke theksuar se në këtë rast SBASHK –u nuk do të jetë palë e humbur.
“Nëse këmbëngul të vazhdojë këtë grevë në këtë mënyrë atëherë, pa asnjë dyshim më së shumti do të humb SBASHK-u, përjashtuar nxënësit që, edhe deri më tani janë humbësit më të mëdhenj, pa fajin e tyre.”, thuhet në ragim.
Sipas KLMDNJ nuk ka zgjidhje tjetër në këtë situatë !
“KMDLNj –ë gjithnjë ka reaguar kundër linçimit publik të orkestruar ndaj SBASHK –ut dhe kryetarit, Rrahman Jasharaj si reagim nga pozita e të fortit e që është në kundërshtim të plotë me të drejtat e njeriut dhe praktikat e mira ndërkombëtare. Nëse qeveria e Kosovës ka qëndrim linçues ndaj SBASHK-ut, e kjo është e pakundërshtueshme, edhe SBASHK –u mbanë përgjegjësi faktike dhe konkrete për shkelje të drejtave të njeriut të nxënësve andaj duhet të ndërprejë me shkelje të këtyre të drejtave. KMDLNj –ë ka monitoruar protestat e organizuara në entet parashkollore dhe në disa shkolla dhe kërkesat e tyre i konsideron si të drejta dhe të arsyeshme hiç këtu angazhimet për grevëthyerje nga pozitat ekskluzivisht partiake.”, thuhet në reagim.
Në fund KMDLNj –ë tërheq vërejtjen edhe për grevën në komunën e Prishtinës që sipas tyre po u shkakton shumë dëme qytetarëve të Prishtinës, që nga foshnjat që duhet të regjistrohen, bizneseve të shumta dhe qytetarëve që janë të privuar nga ofrimi i shërbimeve e që aktualisht janë të pjesshme./21Media