Fol Drejt
E hënë, 12 Maj, 2025
Kontakt
  • LAJME
    • All
    • BOTA
    • DIASPORË
    • KOSOVË
    • MAQEDONIA VERIORE
    • RAJON
    • SHQIPËRI

    BE duhet ta ketë zgjerimin si prioritet kryesor, thotë ministrja austriake, duke përmendur edhe Kosovën

    Myftiu Tërnava me mesazh urimi për Fitër Bajram: Te populli ynë kjo festë në vazhdimësi ka pasur një rëndësi dhe vlerë të posaçme

    Dr. Shefqet Krasniqi mban iftar dhe promovon librin e ri, mbi 520 të ftuar

    NËNA NË LUFTË PËRKRAH BIJËVE TË SAJ

    Agjenda e zhbërjes së identitetit gjinor brenda shoqërisë dhe përpjekja për realizim të shpejtë të eugjenisë-të propaganduar si trans’humanizëm.

    (VIDEO) Analistët: Pas idesë së shtetit bektashian mund të qëndrojë ndonjë fuqi botërore

    Hoxhë Justinian Topulli: Mini Vatikani i bektashizmit gjoja po promovon islamin tolerant!

    Sabaudin Jashari: Pragmatizëm, kryeministri Rama – “Shteti Bektashian Vatikanian” apo let me guess…

    Reagim ndaj Adriatik Kelmendit

  • FAQJA E ZEZË
  • EKONOMI
    • All
    • BUJQËSI
    • ENERGJETIKA
    • FINANCA

    Odat e veterinerëve të Shqipërisë, Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut firmosin marrëveshjen e bashkëpunimit

    Ministri Faton Peci mori pjesë në takimin e ministrave të Evropës Juglindore në Bosnje e Hercegovinë

    Ministrja Rizvanolli në takime me biznese të energjisë në Paris dhe Berlin: Kompanitë të investojnë në Kosovë

    MBPZhR-ja hap thirrjet për aplikim për grante në bujqësi

    Mbahet takimi i gjashtë i Komisionit Ekzekutiv për zhvillimin e sistemit të Arsimit dhe Aftësimit Profesional

    Ministri Faton Peci do të takohet me zyrtarë të lartë shtetëror të Iowas

    Nesër hapet edicioni i 23 i panairit AGROKOS

    MF hap ankandin e nëntë të letrave me vlerë

    Kosova forcon bashkëpunimin ekonomik dhe tregtar me Emiratet e Bashkuara Arabe

  • INTERVISTA
  • TEMA E DITËS
    • HULUMTIME
  • OP/ED
  • KULTURË
    • All
    • ARTE TË TJERA
    • FILM
    • HISTORI
    • LETËR
    • SKENË

    “Bashkëpunimi”, poezi nga Burhan Fili

    Mos u rrek mbas fjalëve të atij që Zotin nuk e njeh

    “Babë, Nanë”, poezi nga Burhan Fili

    Çamëria amanet i të gjithëve

    “Gjaja ma e çmuar”, poezi nga Burhan Fili

    “Llastimi i Hoxhës”, poezi nga Burhan Fili

    100 TË HËNA SOCIOLOGJIKE

    Donika Dabishevci vjen me një libër të ri poetik kushtuar fatit të njeriut në luftë

    Veçantitë e Bibliotekës “Ernest Koliqi”

  • SPORT
    • All
    • Sporti Ndërkombëtar
    • Sporti Vendor

    Mallorca luan kundër Valencias, mungon Muriqi – pse?

    Camavinga flet për mundësinë që Mbappe të transferohet në Real: Dëshironi të dini të vërtetën?

    Raporton Romano, 19-vjeçari brazilian pjesë e Manchester City-t nga sezoni i ardhshëm

    Luiza Gega kampione e Ballkanit në 1500 dhe 3000 metra në garat e mbajtura në Stamboll të Turqisë

    FIFA: Nuk po planifikojmë të fusim kartonin blu në nivelin më të lartë të futbollit

    Enilda Zeqiri – talentja që premton në garat e atletikës

    Xavi: Në këtë ligë ndodhin gjëra që nuk janë normale

    Guardiola komenton vendimin e Xavit: Presioni që ndjen në Barcelonë nuk është i dukshëm askund tjetër në botë

    “Ai hëngri gjithë rrogën”, vërshohet me komente Neymar – shkak pesha e tij

  • LËMSH
    • All
    • KËNDI I HUMORIT
    • Kuriozitete
    • SHOWBIZ

    A po rritet çmimi i çokollatës?

    Google jep një informacion me rëndësi në lidhje me Gmail?

    Themeluesi i Facebook kërkon falje, kjo është arsyeja

    India propozon që pilotët dhe stjuardesat të mos përdorin parfume sepse…

    Kush do të jetë mbreti i arinjve të shëndoshë të Alaskës? Fillon votimi online

    Ndryshimet klimatike, sa të shqetësuar duhet të jemi?

    E kërkonin një vath prej ari, hasën në një relikt 1000 vjeçar shumë të vlefshëm

    “Banjska ka qenë e banuar me shqiptarë, të cilët dal ngadalë janë përzënë sistematikisht”

    Lego planifikon të bëjnë tulla nga shishet e ricikluara?

  • LIFESTYLE
    • All
    • Receta
    • Shëndeti

    Rritet numri i vdekjeve nga hepatiti B dhe C

    Si ndikon lëngu i limonit në funksionimin e mëlqisë

    Si ndikojnë ndryshimet klimatike tek alergjikët?

    Sa sheqer duhet t’i hidhni kafes?

    Cili është dallimi mes sheqerit të bardhë dhe atij të kaftë

    Këto janë yndyrnat e shëndetshme që e ulin rrezikun e sëmundjes së diabetit

    Këto janë shenjat që tregojnë se mund të keni probleme me mushkëri

    Këto janë gjashtë përfitimet shëndetësore të uthullës së mollës

    Këto janë mënyrat si mund t’i parandaloni lotët nga copëtimi i qepës

No Result
View All Result
Fol Drejt
No Result
View All Result
Home LAJME

KMDLNJ: Pa të drejtë po e pësojnë 320,000 nxënës, Qeveria dhe SBAShK-u të gjejnë një zgjidhje

3 vjet më parë
in LAJME
Koha e leximit: 5 minuta lexim
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në TwitterShpërndaje në Whatsapp
Porosit Web

“KMDLNj thërret palët që urgjentisht të gjejnë një zgjidhje dhe nxënësit të fillojnë mësimin. Ndryshe, të dyja palët do të marrin përgjegjësi për shkelje të rënda dhe serioze të të drejtave të njeriut për një arsim cilësor dhe të domosdoshëm”.

Këshilli për Mbrojtjen e të Drejtave dhe Lirive të njeriut ka bërë thirrje që Qeveria Kurti dhe Sindikata e Bashkuar e Arsimit, Shkencës dhe Kulturës të ulen dhe të gjejnë një zgjidhje sa i përket grevës në arsim.

Sipas KMDLNj, që nga data 25 shtator, 320 mijë nxënësve të të gjitha niveleve u mohohet e drejta elementare e njeriut, e drejta për shkollim, njofton Klan Kosova.

Lexoni edhe..

BE duhet ta ketë zgjerimin si prioritet kryesor, thotë ministrja austriake, duke përmendur edhe Kosovën

Myftiu Tërnava me mesazh urimi për Fitër Bajram: Te populli ynë kjo festë në vazhdimësi ka pasur një rëndësi dhe vlerë të posaçme

Porosit Web Porosit Web

“Në çdo reagim, deri më sot, KMDLNj ka deklaruar se greva mbetet vetëm si zgjidhje e skajshme kur shpenzohen të gjitha mundësitë për arritje të një marrëveshjeje e që KMDLNj mendon se nuk janë shfrytëzuar këto mundësi prandaj, pa të drejtë po e pësojnë 320,000 nxënës në Kosovë si dhe familjet e tyre”.

Më poshtë mund ta lexoni reagimin e plotë të KMDLNj:

Që nga data 25 shtator 2022, 320,000 nxënësve të të gjitha niveleve u mohohet e drejta elementare e njeriut, e drejta për shkollim e që sipas ligjeve në fuqi për nxënësit e arsimit fillor është i detyrueshëm. Është ky viti i katërt që viti shkollor fillon me vonesë për shkak të grevave që organizohen nga SBASHK që kërkojnë kushte më të mira për mësimdhënësit. Për dallim nga grevat e mëparshme, greva e fundit ishte paralajmëruar shumë më herët dhe kërkesa e SBASHK ishte që të gjithë mësimdhënësit të marrin 100 euro shtesë. Duket se qeveria këtë kërkesë e ka marrë si  diçka që nuk mund ta realizojë duke ofruar, si zgjidhje një shtesë prej 50 eurove, deri në kohën kur të votohet Ligji për Paga e që nuk është pranuar nga SBASHK. Gabimi kryesor u qeverisë së Kosovës është se nuk e ka marrë seriozisht paralajmërimin për grevë nga SBASHK dhe, deri vonë ka kundërshtuar çdo takim apo përpjekje për bashkëbisedim me kryetarin e SBASHK,  Rrahman Jasharaj, për më keq figura kyçe në SBASHK është linçuar publikisht, është fyer në baza kombëtare dhe njerëzore nga zyrtarë qeveritarë dhe nga ata që janë të afërt me qeverinë aktuale.

Në çdo reagim, deri më sot, KMDLNj ka deklaruar se greva mbetet vetëm si zgjidhje e skajshme kur shpenzohen të gjitha mundësitë për arritje të një marrëveshjeje e që KMDLNj mendon se nuk janë shfrytëzuar këto mundësi prandaj, pa të drejtë po e pësojnë 320,000 nxënës në Kosovë si dhe familjet e tyre.

Qeveria e Kosovës, si ushtruese efektive dhe e mandatuar e pushtetit është dashur të bëjë përpjekje të vazhdueshme që të evitohet greva e jo të shpërfillë kërkesat e SBASHK për takim përkatësisht kryeministri Kurti është dashur ta takojë kryetarin e SBASHK, Rrahman Jasharaj, jo një herë por sa do të ishte e nevojshme në mënyrë që të tejkalohet situata. Refuzimi i vendosur i kryeministrit Kurti ta takojë kryetarin e SBASHK, Rrahman Jasharaj e vështirëson shumë zgjidhjen e ngërçit të krijuar aq më parë që ministrat dhe vartësit e kryeministrit nuk dalin jashtë qëndrimeve të kryeministrit madje, për më keq me një fjalor fyes dhe kërcënues e fusin çështjen në rrugë njëkahëshe, pa zgjidhje. “ Përpjekja “ e presidentes për të ndërmjetësuar ka qenë, më shumë penguese se që e ka pasur qëllimin e mirë për faktin se nuk ka qenë asnjanëse në këtë angazhim. Dhe në fund, për KMDLNj, edhe këmbëngulja e SBASHK dhe Rrahman Jasharaj se: “ ose 100 euro ose do të bëhet kijameti …” nuk është e arsyeshme për faktin se nëse kërkoni ndërmjetësim dhe zgjidhje përmes dialogut atëherë nuk duhet dhe nuk  mund të insistoni 100 % në qëndrimin tuaj. Sepse, nëse nuk ka gatishmëri për një lëshim nga pozitat fillestare pse atëherë duhet të bisedohet ? ! KMDLNj e kupton gjendjen e rënduar ekonomike të qytetarëve të Kosovës sikur edhe të punonjësve të arsimit mirëpo, aktualisht ka kategori shumë më të rrezikuara ekonomikisht e të cilat nuk bëjnë grevë prandaj këtë duhet ta ketë parasysh edhe SBASHK.

KMDLNj kërkon që kryeministri Kurti të takohet me kryetarin e SBASHK dhe Këshillin grevist në përpjekje që të gjindet një zgjidhje, e pranuar nga të dy palët “ ndërluftuese “ qoftë edhe për një afat të caktuar, deri te një zgjidhje përfundimtare.

Fillimisht duhet të ndalet gjuha e urrejtjes, kërcënuese, degradues dhe linçuese ndaj Kryetarit të SBASHK, Rrahman Jasharaj dhe anëtarëve të Këshillit Grevist e pastaj të fillojë një bashkëbisedim mirëkuptimi mids palëve në mënyrë që nxënësit të shkojnë në shkolla.

SBASHK duhet ta ketë të qartë se, nëse paguhen edhe për ditët e munguara shkaku i grevës, orët e humbura duhet të kompensohen. KMDLNj është fuqishëm kundër vendimit diferencues që pagesa të bëhet në bazë të listave ku grevistët do të përjashtoheshin nga pagesa. Greva është e imponuar dhe jo se po bëhet për të plotësuar dëshirat e Rrahman Jasharajt apo një grupi rreth tij.

SBASHK duhet ta ketë parasysh faktin se për shkak të gjendjes së rënduar energjetike dhe kufizimeve me rrymë dhe ngrohje e që duket se do të jenë të pashmangshme, edhe procesi mësimor mund të ketë reduktime të orarit prandaj, të mos humbet shumë kohë dhe mësimi të fillojë sa më parë.

Për këtë për KMDLNj –ë përgjegjësi do të kenë dy persona me fuqi të madhe vendimmarrëse në institucionet që drejtojnë, Albin Kurti, kryeminister i Kosovës dhe Rrahman Jasharaj, kryetar i SBASHK. Deri në kohën kur kryeministri Albin Kurti do të refuzojë ta takojë kryetarin e SBASHK, Rrahman Jasharaj, përgjegjësia e kreministrit do të jetë e pamohueshme dhe e pafalshme ndërsa, nëse realizohet ky takim dhe SBASHK do të këmbëngul 100 % në realizim të kërkesave, një pjesë e përgjegjësisë do të shkojë në adresë të Rrahman Jasharajt dhe udhëheqësve të grevës. Nëse mund të bëjnë dhe bëjnë kompromis dy shtete, pse nuk do të bënin kompromis dy institucione brenda shtetit të njëjtë!

Pasi, në vazhdimësi po flitet për një rënie të cilësisë në arsim e sidomos nga bartësit e posteve, KMDLNj propozon që të krijohet një bazë e të dhënave për institucionet arsimore ku shkollohefëmijët e bartësve të këtyre posteve e të mos derdhin lotë krokodili për gjendjen katastrofale në arsim nëse fëmijët i shkollojnë jashtë institucioneve arsimore publike.

KMDLNj thërret palët që urgjentisht të gjejnë një zgjidhje dhe nxënësit të fillojnë mësimin. Ndryshe, të dyja palët do të marrin përgjegjësi për shkelje të rënda dhe serioze të të drejtave të njeriut për një arsim cilësor dhe të domosdoshëm!.

Tags: Fol DrejtgrevaKMDLNjqeveriaSBASHKzgjidhje
ShareTweetSend
Lajmi Paraprak

Forcat e Sigurisë së Kosovës kryejnë stërvitje të përbashkëta me Forcat e Armatosura të Shqipërisë

Lajmi tjetër

Pamje nga Samiti i liderëve ballkanikë në Slloveni

Të ngjajshme

BOTA

BE duhet ta ketë zgjerimin si prioritet kryesor, thotë ministrja austriake, duke përmendur edhe Kosovën

29 Mars, 2025
KOSOVË

Myftiu Tërnava me mesazh urimi për Fitër Bajram: Te populli ynë kjo festë në vazhdimësi ka pasur një rëndësi dhe vlerë të posaçme

29 Mars, 2025
LAJME

Dr. Shefqet Krasniqi mban iftar dhe promovon librin e ri, mbi 520 të ftuar

9 Mars, 2025
Shfaq më shumë
Fol Drejt

© 2023. Të gjitha të drejtat e rezervuara. FOLDREJT.COM

Navigo

  • KRYESORE
  • BOTA
  • OP/ED
  • INTERVISTA
  • HISTORI
  • KULTURË
  • SPORT

Na ndiqni

No Result
View All Result
  • LAJME
  • FAQJA E ZEZË
  • EKONOMI
  • INTERVISTA
  • TEMA E DITËS
    • HULUMTIME
  • OP/ED
  • KULTURË
  • SPORT
  • LËMSH
  • LIFESTYLE

© 2023. Të gjitha të drejtat e rezervuara. FOLDREJT.COM