Këshilli i Mediave të Shkruara të Kosovës (KMShK) ka shqyrtuar 105 ankesa, gjatë vitit 2022.
Këto të dhëna KMShK i publikoi në faqen zyrtare në Facebook, përcjell Fol Drejt.
Nga 105 kërkesat e shqyrtuara, në fakt nuk janë të gjitha të miratuara, disa janë refuzuar, disa ishin të patrajtueshme dhe kështu me radhë.
“27 nga to janë miratuar plotësisht, 24 pjesërisht, 37 ankesa janë refuzuar, të patrajtueshme kanë qenë 14, kurse të paafatshme 3 ankesa”, njofton KMShK./FolDrejt/