Analisti politik, Gazmir Raci, është shprehur se koalicionet nëpër komuna që ka bërë Lëvizja Vetëvendosje kanë marrë miratimit e institucioneve partiake.
Përveç kësaj ai ka thënë se ato, përfshirë rastet e Podujevës dhe Gjilanit kanë marrë bekimin edhe të liderit partiak, Albin Kurti, njofton Klan Kosova.
Raci në Rubikon ka folur edhe për nivelin qendror ku ka theksuar se Qeveria Kurti ka lëvizur përpara në luftën kundër krimit dhe korrupsionit.
“Nuk mund të pajtohem me konstatimin se brenda një viti nuk ka pasur lëvizje. Kemi parë ndryshime sa i përket luftimit të krimit dhe korrupsionit. Janë tre ministri që janë përmendur: Ministria e Bujqësisë, Ministria e Infrastrukturës dhe Ministria e Financave”.
“Pastaj viti ka qenë i rëndë për shkak të situatës me koronavirusin. Kemi nisur vitin pa pasur kontrata për COVID-19. Gjashtë muaj pas Shqipërisë dhe Serbisë e kemi nisur negocimin për vaksinën Pfizer”.