Grupi i Shtatë vendeve të pasura dhe Australia kanë rënë dakord të vendosin një çmim fiks kur të finalizojnë një kufi të çmimit të naftës ruse më vonë këtë muaj, në vend që të miratojnë një normë të ndryshueshme, thanë burimet e Reuters të enjten, përcjell Fol Drejt.
Zyrtarë të ShBA-ve dhe vendet e G7 kanë qenë në negociata intensive në javët e fundit mbi planin e paprecedentë për të vendosur një kufi çmimi për dërgesat e naftës nga deti, i cili është planifikuar të hyjë në fuqi më 5 dhjetor – për të siguruar se sanksionet e BE-së dhe ShBA-ve që synojnë të kufizojnë aftësinë e Moskës për të financuar pushtimin e saj në Ukrainë nuk e pengojnë tregun global të naftës. /FolDrejt/