Koalicioni i OJQ–ve për Mbrojtjen e Fëmijëve në Kosovë – KOMF sot organizon konferencën “Sot flas unë”, transmeton Fol Drejt.
Konferenca mbahet në Klan Arena në Prishtinë, me fillim nga ora 10:00.
Në këtë konferencë do të flasin përfitues të shërbimeve sociale, fëmijë dhe prindër, ku do të ndajnë sfidat e tyre si pasojë e mungesës së shërbimeve dhe nevojën për shërbime sociale të qëndrueshme e cilësore.
Ky aktivitet mundësohet në kuadër të projektit “Aksioni i Përbashkët për Decentralizim”, projekt i financuar nga Bashkimi Europian dhe i menaxhuar nga Zyra e BE-së në Kosovë, i cili implementohet nga Koalicioni i OJQ–ve për Mbrojtjen e Fëmijëve në Kosovë – KOMF në partneritet me Organizatën për Fëmijët pa Kujdes Prindëror – OFAP, SOS Fshatrat e Fëmijëve Kosovë dhe KMOP./FolDrejt/