Presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelensky ka mirëpritur vendimin e Gjermanisë për të dërguar armë në Ukrainë për të ndihmuar në luftimin e pushtimit rus.
Siç kemi raportuar, masa përfaqëson një kthesë të madhe nga Berlini në politikën e tij të gjatë për të mos dërguar ndihma vdekjeprurëse në zonat e konfliktit.
Duke postuar në Twitter në anglisht, Zelensky shkroi: “Gjermania sapo ka njoftuar sigurimin e granatëshedhësve antitank dhe raketave Stinger për Ukrainën. Koalicioni kundër luftës në veprim!”