Pas sulmit ndaj bazës amerikane në Irak, avionët luftarakë të koalicionit nën udhëheqjen e SHBA-së kundër DEASH-it vendosën në objektiv 3 pika ushtarake të Iranit në Siri, raporton Anadolu Agency (AA).
Sipas informacioneve që AA-ja ka marrë nga burime të sigurta në Deir Ez-Zor, mësohet se avionët luftarakë të koalicionit sulmuan bazën Imam Ali, pikat ushtarake në zonën industriale dhe Hizam në rajonin Abu Kamal.
Burimet njoftuan se ka të vdekur dhe të plagosur në bazën ku janë të vendosur Garda Revolucionare e Iranit dhe grupet terroriste nën urdhrin e saj.
Zëdhënësi i koalicionit kundër DEASH-it nën udhëheqjen e SHBA-së, koloneli Myles Caggins tha se mbrëmjen e së mërkurës është goditur me raketa kampi Al-Taji në Irak ku janë të vendosur forcat e koalicionit, ndërsa media amerikane njoftoi se krahas dy ushtarëve amerikanë, ka humbur jetën edhe një britanik si dhe që janë plagosur 11 persona të tjerë.
Zyrtarët që kanë dhënë infromacione në median amerikane tërhoqën vëmendjen se sulmi në fjalë mund të ishte kryer nga grupe të afërta me Iranin.
Prania e Iranit në Siri
Deir ez-izor, në kufirin Siri-Irak, është qyteti që siguron lidhjen tokësore që shtrihet nga Irani deri në Liban. Edhe rrugët tregtare që vijnë përmes tubacioneve nga Iraku dhe Jordania gjithashtu kalojnë nëpër këtë qytet.
Pjesa perëndimore e Deir ez-Zor, kaloi nën kontrollin e regjimit të Asadit i cili i dha fund okupimit të DEASH-it me ndihmën e Rusisë dhe grupeve të mbështetura nga Irani në nëntor 2017.
Grupet e huaja terroriste me mbështetje iraniane që janë në pozicionin e forcës tokësore të regjimit të Asadit tregojnë prani më intensive në Deir ez-Zor.
Të vendsour në Deir ez-Zor ku jetojnë intensivisht arabët sunnitë, grupet terroriste me origjinë iraniane, irakiane, libaneze, afgane dhe pakistaneze komandohen nga anëtarët e Gardës Revolucionare të Iranit.
Grupet me mbështetje iraniane, në pronat që konfiskojnë në Deir ez-Zor ofrojnë arsim dhe zhvillojnë aktivitete kulturore me bazë sektare si dhe hapin vende të adhurimit “hosayniya” që i përkasin besimit shiit.
Ndërkohë territoret e Deir ez-Zorit që mbesin në lindje të Eufratit, ndodhen nën pushtimin e organizatës terroriste të YPG/PKK-së të mbështetur nga SHBA-ja.