Zëvendës ministri i Zhvillimit Ekomonik, Gani Koci, tha se po cuditet se si Ndërmarrjet Publike dhe Rregullatorët ekonomikë që nuk po reagojnë ndaj Ligjit për paga, që i ka futuar me një thes me shërbyesit civil.
Ai ka kërkuar që t’i rritet paga edhe zv/ministrave të Republikës. Madje, Koci u ka bërë thirrje kolegëve që të dalin dhe të protestojnë për këtë çështje.
Zv/ministrat e qeverisë kanë pagë 1225 euro (neto).
Postim i plotë:
Ftoj gjithë zëvendësministrat(nuk jemi pak!), që nesër prej orë 12 të marshojmë në sheshin Nëna Terrze, në shënjë paknaqësie me Ligjin për pagat dhe solidarizim me gjithë grevistët!
Nuk di pse po heshtin punëtorët e Ndërrmarrjeve Publike dhe ata të Rregullatorëve ekonomik, që i kanë futë në një thes me shërbyeit civil!