Dani Ceballos ka kënaqur së fundmi mediat spanjolle me paraqitjet e tij, dhe gjithnjë e më shumë prej tyre po e shtyjnë mesfushorin e dikurshëm të Real Madridit në formacionin fillestar të skuadrës për të ardhmen. Ky është një problem për Modriçin, pasi zgjatja e kontratës së tij nuk është më një opsion i sigurt, thotë Fichajes.
Kontrata e kapitenit të kombëtares kroate me Real Madridin i skadon në fund të sezonit. E njëjta gjë është edhe me Ceballos, por ka një ndryshim të madh në moshat e tyre. Modriç këtë vit do të festojë ditëlindjen e tij të 38-të, Ceballos atë të 27-të dhe është fare e qartë se planet afatgjata të Realit nuk mund të lidhen me emrin e Modriçit.
“Cilësia është ende tek ai, por…”
Fichajes shprehet se Modriç nuk është kthyer në formën e tij më të mirë që nga kthimi nga Botërori, pra se “paraqitjet e përfaqësuesit të kombëtarës ballkanike nuk janë ashtu siç pritej”.
“Edhe pse cilësia e tij është ende aty, ai nuk është më i ri dhe në ndeshjet më të vështira fizike, vërehet se koha e tij po mbaron”, thuhet nga Fichajes.
“Ka ende shumë deri në fund të sezonit, por për momentin zgjatja e kontratës me Modriçin nuk është e sigurt. Në një situatë të tillë dhe me dyshime për vazhdimin e Toni Kroosit, zgjatja e kontratës me Dani Ceballos duket si diçka që duhet bërë”, transmeton Fol Drejt.