Kosova sot shënon katër vjetorin e pranimit në shtëpinë evropiane të futbollit, UEFA, shkruan zeri.info
Më 3 maj të vitit 2016 Kosova kishte mbyllur izolimin 25-vjeçar të futbollit.
28 vende anëtare të UEFA-s kishin votuar për anëtarësimin e FFK-së.
Kosova është anëtarja e 55-të e shtëpisë evropiane të futbollit.
Ky lajm kishte emocionuar shumë edhe gazetarët që ishin të pranishëm në Budapest i Hungarisë.
Shumë prej tyre nuk kishin arritur dot të përmbaheshin nga lotët e gëzimit.