Autoritetet italiane kanë sekuestruar 26 kg kokainë gjatë një operacionit të fundit. Hetuesit në Foggia zbuluan një makinë me targa suedeze që ndalonte vetëm në një servis pranë San Severo.
Mediat italiane shkruajë se në mjet udhëtonin një çift shqiptarësh, të cilët kishin pasaporta suedeze. Kanë qenë lëvizjet e tyre që kanë shkaktuar dyshimet tek policia.
Raportohet se ata vëzhgonin me kujdes zonën, më pas gruaja ka zbritur nga makina dhe pas pak minutash është kthyer përsëris, ndërsa bashkëshorti qëndronte brenda.
Për shkak të këtyre lëvizjeve të dyshimta, hetuesit shkuan të kontrollonin makinë e tyre, ku kryen një kontroll të plotë dhe arritën që në sediljen e pasme të pasagjerit të gjenin të paketuar kokainën.
Vlera e 26 kilogramëve të gjetura të lëndës narkotike do të ishte plot 5 milionë euro nëse do të shitej. Çifti shqiptar u arrestua dhe u dërguan në burgun e Foggias dhe akuzohen për trafikim dhe posedim të paligjshëm të drogës. /abcnews.al/