“Duhet veprim i menjëhershëm për të parandaluar vdekjet nëpër burgje. Situata është shumë e rrezikshme”, tha kjo organizatë.
Një organizatë jofitimprurëse në Haiti i kërkoi sot qeverisë të lirojë të burgosurit në disa burgje për shkak të përhapjes së shpejtë të kolerës në objektet e mbipopulluara korrektuese dhe pakësimit të furnizimeve me ujë të pastër.
OJQ-ja “Shëndeti përmes mureve”, e cila ofron kujdes mjekësor për të burgosurit në Haiti, tha se jo vetëm të burgosurit janë në rrezik, por edhe rojet, punëtorët e kuzhinës dhe stafi mjekësor, shkruan AP, përcjell Fol Drejt.