Numri i të vdekurve nga epidemia e kolerës në Malavi është rritur në 183, njoftuan autoritetet.
Në një deklaratë me shkrim, ministrja e Shëndetësisë e Malavit, Khumbize Chiponda, vuri në dukje se që nga marsi, numri i rasteve është rritur në 6.056 dhe ai i vdekjeve në 183, shkruan AA, transmeton Fol Drejt.
Duke theksuar se rritja e rasteve vazhdon, Çiponda theksoi se kolera shkaktohet nga problemet në aksesin në ujë të pastër dhe mospërdorimi i duhur i tualetit.
Ajo the se disa pacientë shmangin trajtimin për arsye fetare dhe u kërkoi organizatave fetare të paralajmërojnë popullatën.
Rastet e kolerës, të cilat prej vitesh kanë qenë në rënie si pasojë e masave të institucioneve shëndetësore dhe qeverive botërore, kanë filluar të përhapen sërish për arsye si ndryshimet klimatike, varfëria dhe konfliktet.
Sipas të dhënave të Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH), numri i vendeve në mbarë botën me raste të kolerës ishte më pak se 20 nga viti 2017 deri në vitin 2021, por kjo shifër është rritur 26 vetëm në vitin 2022./FolDrejt/