Presidenti rus, Vladimir Putin mbajti një fjalim urgjent për Ukrainën.
Fjalimi i tij me temë lufte erdhi disa orë pasi liderët separatistë të rajoneve të kontrolluara nga Moska njoftuan se do të mbanin një referendum për bashkimin e Rusisë.
Sipas kanalit Telegram General SVR, mjekët u thirrën për të ndihmuar Vladimir Putin përpara se ai të dilte në kamera për të mbajtur fjalimin e tij, pasi Presidenti rus thuhet se kishte një dhimbje gjoksi dhe kollë të fortë.
Ai e mbajti fjalimin pas 13 orësh vonesë.
Kanali Telegram General SVR, që thuhet se drejtohet nga një ish– insajder i Kremlinit, tha se fjalimi i Putinit duhej të riregjistrohej disa herë për shkak të shëndetit të tij të keq.
Në të vërtetë, sipas të njëjtave burime, tre figura kyçe kanë kërcënuar të japin dorëheqjen për shkak të përshkallëzimit dramatik të Presidentit. Duke përfshirë Elvira Nabiullina, kreun e bankës qendrore të Rusisë, e cila ka mbajtur ekonominë në këmbë mes sanksioneve perëndimore, shkruan Daily Mail.
“Kur Presidenti Putin përgatiti fjalimin e tij dhe filluan përgatitjet për regjistrimin, ai filloi të kollitej. Disa përpjekje për të filluar xhirimet u anuluan për shkak të kollitjes. Pas kollitjes së katërt të pasuksesshme për regjistrim, u thirrën mjekët të cilëve Vladimir Putin iu ankua për dhimbje gjoksi”, transmeton kanali Telegram.
Sipas të njëjtit burim, “mjekët rekomanduan shtyrjen e xhirimeve dhe sugjeruan që Putini t’i nënshtrohej analizave, gjë që u bë.”
Fjalimi i Putinit ishte planifikuar për të martën në mbrëmje, por kjo u shty për të mërkurën në mëngjes./abcnews.al/
'Doctors were called to Putin who suffered coughing fit amid chaotic scenes behind TV address threatening to deploy nukes' https://t.co/XditjL11E0
— Mail+ (@DailyMailUK) September 21, 2022