Përfaqësuesja e Kosovës është pa asnjë humbje gjatë 2018: 7 fitore, 2 barazime në nëntë përballje. Klubi i trajnerit zviceran Bernard Challandes është edhe fituesi i grupit në Ligën e Kombeve, si dhe u quajt “Brazili i Ballkanit” nga media e njohur britanike The Guardian.
Tashmë Kosova është në grupin me pesë kombëtare, ku vetëm dy do kualifikohen për KE 2020: Anglia, Çekia, Bullgaria, Mali i Zi dhe Kosova.
“Në këtë grup ne mund të kualifikohemi,” tregohet plot vetëbesim sulmuesi Benjamin Kololli, për “Blick”. Por pak më ndryshe e sheh situatën mesfushori Hekuran Kryeziu. “Vërtet është një grup i vështirë, por ne do triumfojmë trimërisht. Në duam të marrim sa më shumë pikë të mundshme. Normalisht që kemi respekt për kombëtaret e mëdha, por në asnjë rast frikë,” tha Kryeziu, përcjell foldrejt.com.
Ka ardhur koha që Kosova të fillojë të frikësojë edhe kombëtare të mëdha./Foldrejt.com