Kolona të gjata me autobusë janë parë duke hyrë drejt Prishtinës për të marrë pjesë në Marshin për Drejtësi, transmeton Fol Drejt.
Ky marsh që pritet të nisë në orën 14:00, po organizohet në emër të luftës së pastër të UÇK-së dhe ish-krerëve të saj që po mbahen në Hagë.
Ndërkaq, kujtojmë se po nesër pritet të hapet gjykimi ndaj Hashim Thaçit dhe ish-krerëve të tjerë të UÇK-së./FolDrejt/