Për shkak të trazirave të brendshme dhe pamjaftueshmërisë ekonomike në vendet e tyre, mbi 9 mijë migrantë të ardhur në qytezën Necocli, kërkojnë hapjen e kufirit Kolumbi-Panama për të arritur në SHBA.
Në rajonin Antioquia në veri të Kolumbisë, 9 mijë migrantë, shumica e të cilëve janë haitianë, presin hapjen e kufijve për të shkuar në SHBA.
Zyrtarët e migrimit në Kolumbi, duke vënë në dukje se çdo ditë e më shumë rritet numri i migrantëve, theksuan se do të rriten masat për ndalimin e kalimeve të parregullt në kufijtë dhe rrugët e vendit.
Drejtor i Migrimit i Kolumbisë, Juan Francisco Espinosa, tha se deri më tani janë kapur 200 persona në kuadër të operacioneve kundër kontrabandistëve të drogës.