Në Kolumbi, në tri dekadat e fundit, mesatarisht një person vritet ose plagoset nga minat tokësore çdo ditë.
Që nga viti 1999, më shumë se 12,300 njerëz janë vrarë ose plagosur në shpërthimet e minave tokësore të përdorura nga grupet e armatosura në konfliktin e brendshëm gjysmë shekullor të vendit, raporton Ansa, duke cituar të dhëna nga zyra e mbrojtësit të shtetit, p;rcjell Fol Drejt.
Guerilët, paraushtarakët dhe trafikantët e drogës përdorin mina tokësore për të mbrojtur territoret e tyre./FolDrejt/