Është rritur në 24 numri i viktimave dhe në 900 numri i të plagosurve në protestat kundër reformës së taksave të cilat vazhdojnë prej 7 ditësh në Kolumbi.
Protestuesit marshuan drejt sheshit Bolivar, qendrën e protestave me pankarta në duar dhe nën shoqërimin e këngëve dhe sloganeve duke reaguar edhe njëherë ndaj politikave ekonomike të qeverisë.
Forcat policore të njësisë ESMAD ndërhynë me gaz lotsjellës dhe ujë me presion pasi disa grupe nga protestuesit sulmuan me gurë ndërtesën e Kongresit Kombëtar.
Ndërkohë mijëra persona shumica e të cilëve studentë marshuan në Medellin, qytetin e dytë më të madh të vendit të cilët krahas reagimit për praktikat ekonomike të qeverisë protestuan kundër policisë për shkak të personave që kanë humbur jetën në protesta.