Komandantët rusë po bëhen gjithnjë e më të frustruar nga ngadaltësia e avancimit të tyre përmes Ukrainës dhe po fillojnë të përballen me çështje logjistike, thotë një zyrtar i lartë i mbrojtjes amerikane.
Duket se Moska nuk i furnizoi dot trupat e saj me karburant të mjaftueshëm dhe komandantët janë detyruar të rregullojnë e ndryshojnë planet e tyre si, tha zyrtari për agjencinë e lajmeve Reuters.
Videot në mediat sociale të shtunën dukej se tregonin tanke ruse që ngecnin në pjesë të Ukrainës. /abcnews.al/