Komandanti i forcave tokësore të Ukrainës, gjenerallejtënant Oleksandr Sirskiy, tha sot se situata rreth Bakhmutit të rrethuar është “jashtëzakonisht e tensionuar”.
“Megjithë humbjet e konsiderueshme, armiku futi në betejë repartet më të gatshme të sulmit të Wagner, të cilat po përpiqen të thyejnë linjat tona të mbrojtjes dhe rrethimin e Bakhmutit,” tha Sirskyi.
Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky ka deklaruar më parë se situata ushtarake rreth qytetit Bakhmut po bëhet gjithnjë e më e vështirë, raporton Reuters, përcjell Fol Drejt.