Ministria e Mbrojtjes, nëpërmjet një komunikate për media ka bërë të ditur se Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK), gjeneralmajor Bashkim Jashari, ka dekoruar me medaljen për “Shërbim Vetmohues”, majorin Timothy J. Jalbur, transmeton Fol Drejt.
“Komandanti i FSK-së, gjeneralmajor Bashkim Jashari, e priti sot në takim lamtumirës oficerin për Bashkëpunim Ndërkombëtar pranë Ambasadës së SHBA në Prishtinë, major Timothy J. Halbur. Me këtë rast, Gjeneral Jashari ndau medaljen për „Shërbim Vetëmohues“ për majorin Halbur, me motivacion për performancë të shkëlqyeshme dhe mbështetje vetëmohuese e të jashtëzakonshme gjatë shërbimit njëvjeçar të tij” – thuhet në komunikatën e lëshuar nga kjo ministri.
Për më shumë, thuhet se “Major Halbur u vlerësua lart për vizionin strategjik, udhëheqjen dhe përkushtimin e tij, të cilat kanë luajtur një rol shumë të rëndësishëm në zhvillimin e Ministrisë së Mbrojtjes dhe FSK-së.”/FolDrejt/