Komandanti i FSK-së, gjenerallejtënant Bashkim Jashari, në vigjilje të Ditës së Pavarësisë, pranoi letër urimi nga Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura të Turqisë, Gjeneral Yasar Guler.
“Kam nderin të përcjell përgëzimet dhe urimet e mia më të mira për ju dhe për të gjithë personelin e Forcave të Sigurisë së Kosovës në emër të Forcave të Armatosura Turke, me rastin e Ditës së Pavarësisë së Kosovës”, thuhet në telegramin e Guler.
Ai kishte shkruar se beson fort se miqësia dhe bashkëpunimi mes forcave të armatosura të dy vendeve do të kontribuojnë në stabilitetin rajonal dhe do të prodhojnë rezultate edhe më produktive në të ardhmen.
“Duke shfrytëzuar rastin, ju uroj juve dhe të gjithë pjesëtarëve të dalluar të Forcave të Sigurisë së Kosovës shëndet, mirëqenie dhe suksese”, thuhet tutje.