Komandanti i KFOR-it, gjenerali Angelo Michele Ristuca, tha sot në Shkup, gjatë një takimi me ministren e Mbrojtjes së Maqedonisë së Veriut, Slavjanka Petrovska, se është e nevojshme që të dyja palët në Kosovë të marrin përgjegjësinë e plotë për zhvillimin e ngjarjeve dhe parandalimin nga përshkallëzimi i mëtejshëm.
Në takim u diskutua për sigurinë rajonale, nevojën për deeskalim urgjent të situatës në Kosovë dhe Maqedoni, si dhe kontributin e Maqedonisë në ruajtjen e stabilitetit në Ballkan, njoftoi Ministria e Mbrojtjes e Maqedonisë së Veriut.
Komandanti i KFOR-it falënderoi Maqedoninë për kontributin e dhënë në misionin e NATO-s në Kosovë, duke thënë se kjo është dëshmi e përkushtimit të Maqedonisë së Veriut për sigurinë rajonale./FolDrejt/