Komandanti i KFOR-it të udhëhequr nga NATO, gjeneraljamor Angelo Miçele Ristuccia, ka qëndruar për vizitë në Manastirin e Deçanit.
Gjatë kësaj vizite, ai është takuar me Sava Janjiq, igumeni i manastirit, ku ka theksuar përkushtimin e KFOR-it për të mbështetur paqen, bashkëpunimin dhe përparimin për të gjithë njerëzit që jetojnë në Kosovë, siç është përshkruar në Rezolutën 1244 e Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara të vitit 1999.
Ristuccia njëkohësisht ka theksuar rëndësinë e të gjitha bashkësive fetare në promovimin e paqes, tolerancës dhe respektit reciprok./FolDrejt/