Komandanti i KFOR-it Angelo Mikele Ristucci në mëngjesin e sotëm ka zhvilluar një bisedë me kryetarin e Listës Serbe (SL), Goran Rakiq, i cili duket se i ka adresuar disa kërkesa të parealizueshme, shkruan Fol Drejt.
Rakiq raportohet të ketë kërkuar nga komandanti Ristucci që trupat e KFOR-it dhe Policisë së Kosovës, të tërhiqen nga komunat dhe po ashtu, kryetarët e sapozgjedhur të japin dorëheqje.
Megjithatë, Risttucci duket se ka qenë i qartë në artikulimin e pozicionit të KFOR-it, duke i thënë se misioni që e drejton ai, nuk është aty për të zhvilluar bisedime.
Nga ana tjetër Rakiq ka theksuar se “ata të cilët janë të padëshirueshëm për ne, duhet të tërhiqen”, duke premtuar që ata, duke aluduar në kryetarët e rinj, do të largohen pa u cenuar pasi që protestuesit do t’ju krijojnë hapësirë.
Megjithatë, as KFOR-i nuk është tërhequr nga pozicionet, e as kryetarët nuk janë dorëhequr. Ata në mëngjes kanë pasur një takim me ambasadorin amerikan Jeff Hovenier ndërsa pritet të ia fillojnë punën, nën masa të rrebta të sigurisë./FolDrejt/