Një komandant izraelit pretendon se Gaza është territor i tyre në një pamje për të cilën pretendohet se është filmuar duke ngritur flamurin izraelit në plazhin në veri të Rripit të bllokuar Gazës.
Në mediat izraelite u publikua një pamje për të cilën pretendohet se është incizuar në veri të Gazës, shkruan AA, përcjell Fol Drejt.
Në pamjen në fjalë vërehen ushtarët izraelitë në breg të cilët këndojnë himnin kombëtar duke ngritur flamurin izraelit.
Komandanti i njësisë, në fjalimin e tij në hebraisht, pretendoi se territori palestinez Gaza i përket Izraelit.
“Pas 2 vjet mërgimi, u kthyem në portet dhe plazhet e Gazës. Nga këtu na kanë dëbuar 20 vjet më parë. Nuk ka rrugë tjetër për të përfunduar këtë detyrë. Objektivi i Izraelit nuk përfundon kurrë. Objektivi ynë, objektivi i Izraelit, humbja e tij 2 mijë vjeçare, është vendi ku ndodhemi. Në këtë luftë hymë të ndarë, po e përfundojmë bashkë. Kokat tona janë lart, nuk ka më zvarritje. Ne luftojmë për popullin izraelit, për tokat e Izraelit. Këtu është toka jonë” deklaroi komandanti në fjalën e tij.
Në vitin 2005 Izraeli u tërhoq nga Rripi i Gazës të cilin e pushtoi në Luftën Gjashtë Ditore në vitin 1967. Izraeli bllokoi Rripin e Gazës në vitin 2006, pasi Hamasi fitoi zgjedhjet palestineze dhe erdhi në pushtet në Gaza.