Komandanti i një prej njësive ukrainase, koloneli Yevgeny Mezhevikin, vlerësoi se beteja për Bakhmut mund të bëhet një pikë kthese në luftë dhe se Ukraina është në gjendje të mbajë qytetin dhe të zmbrapsë trupat ruse.
Mezhevikin beson se nëse ukrainasit arrijnë të ruajnë sukseset e tyre të fundit, beteja për Bakhmut mund të jetë një pikë kthese në mbrojtjen e Ukrainës kundër Rusisë, jo vetëm për shkak të ndalimit të ofensivës ruse, por edhe për shkak të përgatitjes së një kundërsulmi të fortë, përcjell Fol Drejt.
Sipas Mezhevikin, sulmet ruse në Bakhmut janë ngadalësuar dhe kërcënimi i menjëhershëm i një rrethimi është shmangur. Ai shtoi se forcat ruse “shterruan të gjitha rezervat e tyre”./FolDrejt/