Komandanti i përgjithshëm i forcave të armatosura të Ukrainës, Valery Zaluzhny thotë se mungesa e avionëve luftarakë, artileria pengon ofensivën, shkruan Al Jazzera, transmeton Fol Drejt.
Planet kundërsulmuese të Ukrainës janë ngadalësuar nga mungesa e fuqisë adekuate të zjarrit, nga avionët luftarakë modernë te municionet për armë artilerie, ka thënë komandanti i përgjithshëm ushtarak i vendit, Valery Zaluzhny.
Duke u ankuar për dërgesat e ngadalta të armëve të premtuara nga Perëndimi, Zaluzhny tha në një intervistë me Washington Post të botuar të premten se mbështetësit perëndimorë të Kievit nuk do të nisnin vetë një ofensivë pa epërsi ajrore, por Ukraina është ende në pritje të luftëtarëve F-16 të premtuara nga aleatët./FolDrejt/