Një komandant i lartë ukrainas ka thënë se mbrojtja e vazhdueshme e forcave të tij ndaj Bakhmutit përballë sulmeve të ashpra dhe të qëndrueshme ruse ishte e nevojshme për të “blerë kohë” për një kundërsulm të planifikuar, njofton Sky News, transmeton Fol Drejt.
“Heronjtë e vërtetë tani janë mbrojtësit që po mbajnë mbi supe frontin lindor dhe po shkaktojnë humbjet më të rënda të mundshme, duke mos kursyer as veten dhe as armikun”, tha komandanti i forcave tokësore të Ukrainës, Oleksandr Syrsky./FolDrejt/