Tetë vende të Amerikës së Jugut kanë rënë dakord të nisin një aleancë për të mbrojtur Amazonën, duke u zotuar në një samit në Brazil për të ndaluar pyllin më të madh të shiut në botë të arrijë “një pikë pa kthim”, raporton Al Jazeera, transmeton Fol Drejt.
Udhëheqësit nga vendet e Amerikës së Jugut sfiduan gjithashtu vendet e zhvilluara që të bëjnë më shumë për të ndaluar shkatërrimin e madh të pyllit më të madh të shiut në botë, një detyrë që ata thanë se nuk mund t’i bie vetëm disa vendeve kur kriza është shkaktuar nga kaq shumë.
Samiti i ndjekur nga afër i Organizatës së Traktatit të Bashkëpunimit në Amazon (ACTO) miratoi të martën atë që vendi pritës Brazili e quajti një “agjendë të re dhe ambicioze të përbashkët” për të shpëtuar pyllin tropikal, një tampon vendimtar kundër ndryshimeve klimatike.
Anëtarët e grupit – Bolivia, Brazili, Kolumbia, Ekuador, Guajana, Peru, Surinami dhe Venezuela – nënshkruan një deklaratë të përbashkët në Belem, në grykëderdhjen e lumit Amazon, duke përcaktuar një udhërrëfyes prej gati 10,000 fjalësh për të promovuar zhvillimin e qëndrueshëm, për t’i dhënë fund shpyllëzimit dhe luftuar krimin e organizuar që e ushqen atë.