Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara të mërkurën dënoi ashpër “përpjekjen për aneksimin e paligjshëm” të Rusisë të katër rajoneve pjesërisht të pushtuara në Ukrainë dhe u bëri thirrje të gjitha vendeve që të mos e njohin masën, duke përforcuar një izolim diplomatik ndërkombëtar të Moskës që nga ajo kohë kur ajo pushtoi fqinjin e saj, shkruan Reuters, përcjell Fol Drejt.
Tre të katërtat e Asamblesë së Përgjithshme prej 193 anëtarësh – 143 vende – votuan në favor të një rezolute që ripohoi gjithashtu sovranitetin, pavarësinë, unitetin dhe integritetin territorial të Ukrainës brenda kufijve të saj të njohur ndërkombëtarisht.
Vetëm 4 vende iu bashkuan Rusisë në votimin kundër rezolutës – Siria, Nikaragua, Koreja e Veriut dhe Bjellorusia. 35 vende të tjera abstenuan nga votimi, duke përfshirë partnerin strategjik të Rusisë Kinën, ndërsa pjesa tjetër nuk votoi. /FolDrejt/