Dhjetëra mijëra fëmijë rrezikojnë të vdesin nga uria në rajonin verior Tigray të Etiopisë, paralajmëruan Kombet e Bashkuara të Premten.
“Pa akses humanitar për të rritur ndihmën tonë, rreth 30,000 fëmijë të kequshqyer rëndë në këto zona jashtëzakonisht të paarritshme janë në rrezik të madh të vdesin,” tha zëdhënësi i fondit të fëmijëve të KB James Elder.
Agjencitë humanitare të KB përfshirë UNICEF, Programin Botëror të Ushqimit dhe Organizatën e Ushqimit dhe Bujqësisë (FAO) ngritën këmbanat e alarmit për efektin humanitar të dhunës në provincën Tigray përsëri këtë javë, raporton Euro News, percjell Foldrejt.com