Sot përmbyllet fushata kualifikuese për “Euro 2024”. Edhe Kosova shpreson në një rezultat pozitiv, shkruan Fol Drejt.
Ndeshjet të cilat do të luhen në mbrëmjen e sotme, janë sfidat e fundit në grupe përpara fazës “play off”.
Ndeshja më e “nxehtë”, pritet të jetë ajo e Grupit D, ku Kroacia do të presë Armeninë, me skuadrën e Modriç që luan për fitore. Nëse kroatët nuk arrijnë të marrin tri pikët dhe Turqia do të mposhtet përballë Uellsit, do të jetë kjo e fundit që do të shkojë në Evropian, teksa Kroacia do të shkojë në “play off”.
Kosova e cila luan ndeshjen e fundit në grup përballë Bjellorusisë, siç e thamë, kërkon tri pikët në mënyrë që ta mbyllin këtë fushatë në vendin e tretë, në rast se Izraeli dështon të fitojë në transfertë me Andorrën.
Ndeshje më pak të rëndësishme janë ato ndërmjet Francës dhe Greqisë, përkatësisht Holandës dhe Gjibraltarit./FolDrejt/