Ekipi kombëtar i Suedisë, ka mbërritur në Prishtinë.
Ashtu siç ishte paralajmëruar me ekipin ka arritur edhe ylli i futbollit Zlatan Ibrahimovic.
Suedia sonte prej orës 20:45 do të përballët më kombëtaren kosovare, në kuadër të grupit B eliminator. Loja do të zhvillohet në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë.
Kujtojmë se suedezët startuan me fitore në kualifikimet për kampionatin botëror “Katari 2022”, dhe përzgjedhësi Janne Andersson ka paralajmëruar se tri pikë i synon edhe në ndeshjen e dytë, atë kundër Kosovës në Prishtinë.