Fol Drejt
E premte, 23 Maj, 2025
Kontakt
  • LAJME
    • All
    • BOTA
    • DIASPORË
    • KOSOVË
    • MAQEDONIA VERIORE
    • RAJON
    • SHQIPËRI

    BE duhet ta ketë zgjerimin si prioritet kryesor, thotë ministrja austriake, duke përmendur edhe Kosovën

    Myftiu Tërnava me mesazh urimi për Fitër Bajram: Te populli ynë kjo festë në vazhdimësi ka pasur një rëndësi dhe vlerë të posaçme

    Dr. Shefqet Krasniqi mban iftar dhe promovon librin e ri, mbi 520 të ftuar

    NËNA NË LUFTË PËRKRAH BIJËVE TË SAJ

    Agjenda e zhbërjes së identitetit gjinor brenda shoqërisë dhe përpjekja për realizim të shpejtë të eugjenisë-të propaganduar si trans’humanizëm.

    (VIDEO) Analistët: Pas idesë së shtetit bektashian mund të qëndrojë ndonjë fuqi botërore

    Hoxhë Justinian Topulli: Mini Vatikani i bektashizmit gjoja po promovon islamin tolerant!

    Sabaudin Jashari: Pragmatizëm, kryeministri Rama – “Shteti Bektashian Vatikanian” apo let me guess…

    Reagim ndaj Adriatik Kelmendit

  • FAQJA E ZEZË
  • EKONOMI
    • All
    • BUJQËSI
    • ENERGJETIKA
    • FINANCA

    Odat e veterinerëve të Shqipërisë, Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut firmosin marrëveshjen e bashkëpunimit

    Ministri Faton Peci mori pjesë në takimin e ministrave të Evropës Juglindore në Bosnje e Hercegovinë

    Ministrja Rizvanolli në takime me biznese të energjisë në Paris dhe Berlin: Kompanitë të investojnë në Kosovë

    MBPZhR-ja hap thirrjet për aplikim për grante në bujqësi

    Mbahet takimi i gjashtë i Komisionit Ekzekutiv për zhvillimin e sistemit të Arsimit dhe Aftësimit Profesional

    Ministri Faton Peci do të takohet me zyrtarë të lartë shtetëror të Iowas

    Nesër hapet edicioni i 23 i panairit AGROKOS

    MF hap ankandin e nëntë të letrave me vlerë

    Kosova forcon bashkëpunimin ekonomik dhe tregtar me Emiratet e Bashkuara Arabe

  • INTERVISTA
  • TEMA E DITËS
    • HULUMTIME
  • OP/ED
  • KULTURË
    • All
    • ARTE TË TJERA
    • FILM
    • HISTORI
    • LETËR
    • SKENË

    “Bashkëpunimi”, poezi nga Burhan Fili

    Mos u rrek mbas fjalëve të atij që Zotin nuk e njeh

    “Babë, Nanë”, poezi nga Burhan Fili

    Çamëria amanet i të gjithëve

    “Gjaja ma e çmuar”, poezi nga Burhan Fili

    “Llastimi i Hoxhës”, poezi nga Burhan Fili

    100 TË HËNA SOCIOLOGJIKE

    Donika Dabishevci vjen me një libër të ri poetik kushtuar fatit të njeriut në luftë

    Veçantitë e Bibliotekës “Ernest Koliqi”

  • SPORT
    • All
    • Sporti Ndërkombëtar
    • Sporti Vendor

    Mallorca luan kundër Valencias, mungon Muriqi – pse?

    Camavinga flet për mundësinë që Mbappe të transferohet në Real: Dëshironi të dini të vërtetën?

    Raporton Romano, 19-vjeçari brazilian pjesë e Manchester City-t nga sezoni i ardhshëm

    Luiza Gega kampione e Ballkanit në 1500 dhe 3000 metra në garat e mbajtura në Stamboll të Turqisë

    FIFA: Nuk po planifikojmë të fusim kartonin blu në nivelin më të lartë të futbollit

    Enilda Zeqiri – talentja që premton në garat e atletikës

    Xavi: Në këtë ligë ndodhin gjëra që nuk janë normale

    Guardiola komenton vendimin e Xavit: Presioni që ndjen në Barcelonë nuk është i dukshëm askund tjetër në botë

    “Ai hëngri gjithë rrogën”, vërshohet me komente Neymar – shkak pesha e tij

  • LËMSH
    • All
    • KËNDI I HUMORIT
    • Kuriozitete
    • SHOWBIZ

    A po rritet çmimi i çokollatës?

    Google jep një informacion me rëndësi në lidhje me Gmail?

    Themeluesi i Facebook kërkon falje, kjo është arsyeja

    India propozon që pilotët dhe stjuardesat të mos përdorin parfume sepse…

    Kush do të jetë mbreti i arinjve të shëndoshë të Alaskës? Fillon votimi online

    Ndryshimet klimatike, sa të shqetësuar duhet të jemi?

    E kërkonin një vath prej ari, hasën në një relikt 1000 vjeçar shumë të vlefshëm

    “Banjska ka qenë e banuar me shqiptarë, të cilët dal ngadalë janë përzënë sistematikisht”

    Lego planifikon të bëjnë tulla nga shishet e ricikluara?

  • LIFESTYLE
    • All
    • Receta
    • Shëndeti

    Rritet numri i vdekjeve nga hepatiti B dhe C

    Si ndikon lëngu i limonit në funksionimin e mëlqisë

    Si ndikojnë ndryshimet klimatike tek alergjikët?

    Sa sheqer duhet t’i hidhni kafes?

    Cili është dallimi mes sheqerit të bardhë dhe atij të kaftë

    Këto janë yndyrnat e shëndetshme që e ulin rrezikun e sëmundjes së diabetit

    Këto janë shenjat që tregojnë se mund të keni probleme me mushkëri

    Këto janë gjashtë përfitimet shëndetësore të uthullës së mollës

    Këto janë mënyrat si mund t’i parandaloni lotët nga copëtimi i qepës

No Result
View All Result
Fol Drejt
No Result
View All Result
Home LAJME BOTA

Koment: Asnjë sistem nuk është i përjetshëm

5 vjet më parë
in BOTA, KRYESORE, LAJME, TË FUNDIT
Koha e leximit: 5 minuta lexim
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në TwitterShpërndaje në Whatsapp
Porosit Web

Imagjinojeni, sikur nga njëra ditë në tjetrën jeta juaj të ndryshojë komplet. Ti humbet vendin e punës. Kualifikimet që ke nuk të hyjnë më në punë. Vlerat shoqërore nuk janë më ato të tuat, por të tjera. Shokët ikin, sepse aty ku jetojnë nuk ka më punë. Rrjeti yt social shpërbëhet.

Unë shpesh pyes veten çfarë do të kishte bërë një ndryshim i tillë me mua? Im atë ishte 37 vjeç kur më 3 tetor 1990, iu vu vula ribashkimit gjerman. Ai ishte fizikant në një uzinë çeliku. Pas ndryshimit të sistemeve ai nuk gjeti më kurrë një vend të përshtatshëm pune.

Lexoni edhe..

BE duhet ta ketë zgjerimin si prioritet kryesor, thotë ministrja austriake, duke përmendur edhe Kosovën

Myftiu Tërnava me mesazh urimi për Fitër Bajram: Te populli ynë kjo festë në vazhdimësi ka pasur një rëndësi dhe vlerë të posaçme

Porosit Web Porosit Web

Histori të tilla ka çdo familje në ish-Gjermaninë Lindore

Unë jam e mendimit se ne sot duhet të fillojmë të kuptojmë sa i madh ka qenë ndryshimi për njerëzit në Lindje. Çdo familje ka histori të tilla: për burra dhe gra që humbasin punën, për kurse pa fund për të fituar kualifikime të reja. Për familje që shkojnë në Gjermaninë Perëndimore për të punuar. Për familje që qëndrojnë aty ku kanë qenë. Për alkoolin që përdoret për të përmbushur boshllëkun. Dhe për ne, fëmijët që u rritëm në një sistem për të cilin prindërit nuk na jepnin dot asnjë lloj ndihme, e për të cilin nuk ekzistonte asnjë lloj rrjeti social.

DDR | Ausstellung Harald Hauswald | Voll das Leben! Retrospektive (Harald Hauswald/Ostkreuz/Bundesstiftung Aufarbeitung)Edhe sot ndryshimet midis Lindjes dhe Perëndimit janë të dukshme

Një shifër që mua më shokon gjithnjë është ajo e nivelit të lindjeve në Gjermaninë Lindore, e cila ra pas ndryshimit të sistemit me 50 përqind! Një rënie që është më e madhe se ajo e pas Luftës së Dytë Botërore.

E megjithatë për një kohë të gjatë politika bënte sikur kjo të ishte çështje kohe, dhe ndryshimet midis Lindjes dhe Perëndimit do të zhdukeshin. Por ato nuk janë zhdukur, megjithë 1,6 bilionë euro ndihmë nga shteti që kanë shkuar për Lindjen.

Der erste sozialistische Wohnkomplex in Leipzig 17.11.1958 (cc-by-sa/Bundesarchiv, Bild 183-57543-0004)Parafabrikate dhe plot fëmijë

Edhe sot ndryshimet midis Lindjes dhe Perëndimit mund t’i shohësh tek shifrat: mesatarja e pagave në Lindje është ende 17 përqind më e ulët, se sa në Perëndim. Ime ëmë ka punuar 43 vjet si mësuese. Megjithatë pensioni i saj është më i ulët se i një mësuesi në Perëndim. Unë mendoj se kjo nuk është e drejtë. Për më tepër që kjo ndikon edhe tek brezi im, që për këtë arsye merr më pak ndihmë financiare nga prindërit.

Pothuajse asnjë gjermano-lindor në pozicione drejtuese

Dekurajuese është edhe shifra që tregon se sa përqind gjermanolindorë kanë zënë pozicione drejtuese. Gjermano-lindorët nuk përfaqësohen pothuajse fare në pozicionet drejtuese. Vetëm 1,7 përqind e top-jobs janë zënë nga gjermano-lindorët. Gjyqtarësit, rektorët e universiteteve, sekretarët e shtetit, kudo aty ku merren vendimet, nuk ka gjermano-lindorë. Madje edhe në vetë Gjermaninë Lindore pozicionet drejtuese janë zënë kryesisht nga gjermano-perëndimorët edhe sot, 30 vjet pas ndryshimit të sistemeve.

Ajo çka ishte menduar të zgjaste për një fare kohe, për të zëvendësuar kuadrin e Gjermanisë Lindore, u kthye në të çështje të përhershme: një shtresë e lartë gjermano-perëndimore dominon Lindjen. Këtë e ndjejnë njerëzit në Lindje, por kjo gjë mund të konfirmohet edhe nga shifrat.

DDR Jena Kindergarten 1968 (picture-alliance/Universität Jena)Për gratë gjermano-lindore ishte e vetëkuptueshme të kishin fëmijë dhe të shkonin në punë, duke realizuar vetveten

Po ashtu përvojat e ndryshme positive nga Gjermania Lindore vlerësohen pak, ose nuk bëhen fare të njohura. Për shembull: nëna ime ka punuar gjatë gjithë kohës, siç kanë punuar të gjitha gratë që njoh unë. Për mua ka qenë dhe është e vetëkuptueshme që të kesh fëmijë dhe të shkosh në punë, duke realizuar vetveten. Shoqet e mia nga Gjermania Perëndimore nuk kanë idhuj të tillë. Megjithatë, kur në fillim të këtij viti u festua “100 vjetori i të drejtës së votës për gratë”, gratë e emancipuara të Gjermanisë Lindore u përmendën shumë pak.

Përvojat lindore duhen parë me kujdes më të madh

Edhe 30 vjet pas ribashkimit rezultatet e zgjedhjeve na detyrojnë që të shohim me më shumë kujdes përvojat e njerëzve në Gjermaninë Lindore. Sepse gjermano-lindorët votojnë ndryshe nga gjermano-perëndimorët. Në Lindje, partia populiste e djathtë, Alternativa për Gjermaninë, merr dyfishin e votave që merr në Perëndim. Unë nuk dua të merrem me justifikime, sepse racizmi dhe diskriminimi nuk justifikohen. Por ndjenja e të mos qenit pjesë e shoqërisë, nuk mund të largohet me një lëvizje gishti. Dhe nëse duam që të zhvillojmë rajone të tëra, duhet të veprojmë duke nxitur rajonet me dobësi strukturore, duke barazuar rrogat. Duke vendosur kuota detyruese nëpër firma për të nxitur gjermano-lindorët dhe duhet të bëjmë gjithçka që të ruajmë kohezionin social.

Por më shumë se sa lëshime politike, ajo që dua unë është interesimi i vërtetë i Perëndimit për Lindjen, për përvojat e tij, dështimet, për historitë e pas ndryshimit të sistemit dhe për ndjeshmëritë e sotme.

DW-Kommentarbild Linda Vierecke (DW)Autorja Linda Vierecke thotë se brezi i saj është sot në moshën ideale për të marrë përgjegjësi dhe pyet: Kur do të fillojmë t’i marrim ato?

Për brezin tim? Lindur në vitin 1982, unë bëj pjesë në brezin e tretë të Gjermanisë Lindore, ne jemi fëmijët e rritur në kohën e ndryshimit të sistemit. Nëse kemi mësuar diçka, atëherë ajo që kemi mësuar ne është, se asnjë sistem nuk është i përhershëm, se njeriu duhet të jetë gjithnjë në ndryshim, dhe se gjatë ndryshimeve duhet të mos lerë asgjë që të anashkalojë. Le ta quajmë këtë kompetencë transformimi, diçka që nuk është e parëndësishme në epokën e ndryshimeve digjitale. Ne jemi sot në moshën ideale për të marrë përgjegjësi. Kur do të fillojmë t’i marrim ato?

ShareTweetSend
Lajmi Paraprak

Shtohen rastet në Maqedoni, paralajmërohen komunat…

Lajmi tjetër

Erdogan: Lufta deri në çlirimin e Azerbejxhanit

Të ngjajshme

BOTA

BE duhet ta ketë zgjerimin si prioritet kryesor, thotë ministrja austriake, duke përmendur edhe Kosovën

29 Mars, 2025
KOSOVË

Myftiu Tërnava me mesazh urimi për Fitër Bajram: Te populli ynë kjo festë në vazhdimësi ka pasur një rëndësi dhe vlerë të posaçme

29 Mars, 2025
LAJME

Dr. Shefqet Krasniqi mban iftar dhe promovon librin e ri, mbi 520 të ftuar

9 Mars, 2025
Shfaq më shumë
Fol Drejt

© 2023. Të gjitha të drejtat e rezervuara. FOLDREJT.COM

Navigo

  • KRYESORE
  • BOTA
  • OP/ED
  • INTERVISTA
  • HISTORI
  • KULTURË
  • SPORT

Na ndiqni

No Result
View All Result
  • LAJME
  • FAQJA E ZEZË
  • EKONOMI
  • INTERVISTA
  • TEMA E DITËS
    • HULUMTIME
  • OP/ED
  • KULTURË
  • SPORT
  • LËMSH
  • LIFESTYLE

© 2023. Të gjitha të drejtat e rezervuara. FOLDREJT.COM