Koalicioni i OJQ-ve për Mbrojtjen e Fëmijëve në Kosovë – KOMF sot do të bëjë ndarjen e çmimeve vjetore për gazetarë në fushën e mbrojtjes së fëmijëve dhe Mirënjohjeve vjetore “Mik i fëmijëve” për kontribuesit në fushën e mbrojtjes së fëmijëve në Kosovë, transmeton Fol Drejt.
Kjo ceremoni pritet të nisë sot, nga ora 10:00, në “Menza Ramiz Sadiku”, Rr. Johan F. Hahn, Prishtinë.
Siç njofton KOMF, Kjo ngjarje mundësohet përmes projektit “Aksioni i Përbashkët për Decentralizim” financuar nga Bashkimi Europian dhe menaxhuar nga Zyra e BE-së në Kosovë, implementuar nga KOMF, në partneritet me Organizatën për fëmijët pa kujdes prindëror, SOS Fshatrat e Fëmijëve Kosovë dhe KMOP, dhe programit të Fondacionit Kosovar për Shoqëri Civile – KCSF ‘EJA Kosovë’, bashkëfinancuar nga Agjencia Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim (SDC), Suedia dhe Qeveria e Dukatit të Madh të Luksemburgut./FolDrejt/