Koalicioni i OJQ–ve për Mbrojtjen e Fëmijëve në Kosovë – KOMF, këtë të shtunë, pritet të prezantojë instalacionit simbolik “Fëmijët në Shkolla”, shkruan Fol Drejt.
“Aktiviteti do të zhvillohet në sheshin “Skënderbeu”, ku do të vendoset një instalacion, për të simbolizuar të drejtën e fëmijës në arsim. Instalacioni do të vendoset nesër me datë 24 Shtator 2022, prej orës 12:00-13:00. Në këtë aktivitet, do të prezantohen të dhëna dhe fakte rreth dëmeve që ndërprerja e mësimit shkakton tek fëmijët.
Duke qenë se e drejta për arsim është e drejtë themelore e mbrojtur me Kushtetutën e Republikës së Kosovës, KOMF konsideron se në situatën e krijuar duhet të veprohet me urgjencë, për të rikthyer fëmijët në bankat e shkollës.
Ndërprerja e procesit mësimor po shkakton çdo ditë dëme tek fëmijët” – thuhet në njoftimin e lëshuar për media.
Instalacioni do të organizohet nesër më 24 shtator, në Sheshin “Skënderbeu” në intervalin kohor 12:00 – 13:00./FolDrejt/