Pas kësaj vere do të prezantohet reforma e Paktit të Stabilitetit të Eurozonës dhe rregullat e reja ndoshta do t’i referohen shumës maksimale që çdo shtet anëtar i BE-së mund të marrë individualisht.
Komisioneri Evropian për Ekonominë Paolo Gentiloni njoftoi sot se do të prezantojë reformën e Paktit të Stabilitetit të Eurozonës pas kësaj vere, duke shtuar se rregullat e reja ndoshta do t’i referohen shumës maksimale që çdo shtet anëtar i BE-së mund të marrë hua individualisht.
Gentiloni vuri në dukje se Komisioni Evropian dëshiron të bëjë kufizimet e huamarrjes “më pak abstrakte dhe më të buta”, shkruan Reuters, transmeton Fol Drejt.