Oliver Varhelyi, i cili mban pozitën e komisionerit të BE-së për Fqinjësinë dhe Zgjerimin e ka konsideruar marrëveshjen e arritur mes Kosovës dhe Serbisë si të suksesshme për shmangien e përshkallëzimit.
“Mirëpres lajmin se një marrëveshje e lehtësuar nga BE-ja ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës ishte e suksesshme për të shmangur përshkallëzimin e mëtejshëm. Negociatat duhet të vazhdojnë drejt normalizimit të marrëdhënieve”, është shprehur ai në twitter./FolDrejt/