Komisioni Evropian do të propozojë të gjobisë kompanitë me të paktën 5 për qind të xhiros së tyre në mbarë botën nëse shkelin sanksionet e BE-së kundër Rusisë, shkruan Al Jazeera, transmeton Fol Drejt.
Propozimi, i cili ka nevojë për miratim nga Parlamenti Evropian dhe vendet anëtare, tha gjithashtu se individët që shkelin sanksionet do të përballen me kushte të mundshme burgimi prej të paktën pesë vjetësh.
Thyerja e sanksioneve është tashmë një vepër penale në disa vende të BE-së, por në të tjera, ajo trajtohet si një kundërvajtje administrative, me dënime të ndryshme në të gjithë bllokun 27-anëtarësh.
“Shumë boshllëqe mbeten ende midis shteteve anëtare kur bëhet fjalë për dënimin e shkeljes së sanksioneve të BE-së”, tha komisioneri i drejtësisë Didier Reynders në një deklaratë, duke shtuar se rregullat e propozuara do të sjellin qartësi./FolDrejt/