Komisioni Evropian njoftoi sot se do të ngrejë padi në Gjykatën e Drejtësisë kundër tetë shteteve anëtare të Bashkimit Evropian, për shkak të zbatimit të pamjaftueshëm të direktivave të BE-së për mbrojtjen e sinjalizuesve.
Komisioni ka njoftuar se do të ngrejë padi kundër Republikës Çeke, Gjermanisë, Estonisë, Spanjës, Italisë, Luksemburgut, Hungarisë dhe Polonisë.
Siç u përmend, këto vende nuk kanë zbatuar rregulla që synojnë t’u ofrojnë sinjalizuesve që punojnë në sektorin publik dhe privat kanale efektive për të raportuar në mënyrë konfidenciale shkeljet e rregullave të BE-së, raporton Reuters./FolDrejt/