Komisioneri i Bashkimit Evropian (BE) për Zgjerimin dhe Politikën e Fqinjësisë, Oliver Varhelyi njoftoi se Komisioni Evropian ka rekomanduar që Bosnjë e Hercegovinës t’i jepet statusi i “vendit kandidat”.
Varhelyi, në prezantimin e tij të Raportit të Zgjerimit të Komisionit për vitin 2022 në Parlamentin Evropian tha se është propozuar që t’i jepet statusi i “vendit kandidat” Bosnjë e Hercegovinës, e cila është një vend “kandidat potencial”, shkruan AA, transmeton Fol Drejt.
Sipas tij, BE-ja do të vazhdojë të monitorojë BeH-në për çështje të tilla si lufta kundër korrupsionit, liria e shprehjes dhe medias si dhe reformat ligjore, duke theksuar rëndësinë në zbatimin e pikave që njihen si “14 prioritete”.
Këshilli i BE-së më 23 qershor tha se është i gatshëm t’i japë BeH-së statusin e vendit kandidat dhe lidhur me këtë ftoi Komisionin të raportojë mbi zbatimin e 14 prioriteteve kryesore të identifikuara./FolDrejt/