Vendimi i KE nuk do të shkaktojë asnjë disbursim të menjëhershëm, pasi Polonia së pari do të duhet të bjerë dakord me Komisionin për pikat dhe objektivat kyçe, disa prej të cilave do të lidhen me ndryshimet në sistemin gjyqësor të vendit.
Komisioni Evropian ka miratuar miliarda euro fonde për rimëkëmbjen ekonomike të Polonisë nga COVID-19, por Varshava nuk do të jetë në gjendje t’i përdorë paratë derisa të zbatojë reformat në gjyqësor, thanë zyrtarët e Bashkimit Evropian.
Presidentja e Komisionit Evropian Ursula von der Layen do të udhëtojë sot në Varshavë për të shpallur një marrëveshje sipas së cilës Polonia do të marrë 23.9 miliardë euro grante dhe 11.5 miliardë euro kredi të lira gjatë disa viteve, shkruan Reuters, transmeton Fol Drejt.