Kosova ka ende punë nëse do të bëhet përfituese e vizave prej Bashkimit Evropian.
Insistimi i strukturave politike të vendit se Kosova i ka plotësuar kushtet për liberalizimin e vizave, duket se nuk ka bindur veçmas Francën dhe Holandën, transmeton Fol Drejt.
Këtë çështje e ka adresuar Komisioneri për Zgjerim dhe Fqinjësi.
“Kosova ende është duke pritur për liberalizimin e vizave”, deklaroi ai.
“Kjo është një çështje ku duhet të lëvizim përpara. Duhet të jemi të qartë se janë disa fusha, si lufta kundër krimit të organizuar, kontrabandës dhe azilit të rrejshëm, ku shtetet anëtare presin rezultate të qarta” ka thënë komisioneri.
“Jemi të gatshëm t’i ndihmojmë Kosovës për këtë në mënyrë të njëjtë siç kemi bërë në rastin e Shqipërisë: jemi të gatshëm ta bëjmë një udhërrëfyes me shtetet anëtare për ti adresuar brengat specifike shtetet anëtare ( agjencitë e sundimit të ligjit, forcat policore) duhet të përfshihen në terren për t’i ndihmuar Kosovës. Nga ana jonë ne jemi të gatshëm ta japim gjithë përkrahjen e nevojshme financiare, teknike dhe politike për këtë proces”, ka thënë ai. /FolDrejt/