Presidentja e Komisionit Evropian (KE), Ursula von der Leyen i ka shprehur ngushëllime Turqisë pas sulmit me bombë në Stamboll.
Von der Leyen në mesazhin e saj përmes medias sociale tha: “Shpreh ngushëllimet e mia më të thella për Turqinë dhe popullin turk pas sulmit mizor që i shkaktoi jetën njerëzve dje në Istanbul”, shkruan AA, transmeton Fol Drejt.
Ajo vuri në dukje se mendimet e saj janë me familjet e viktimave.
Komisionerja e Çështjeve të Brendshme të Bashkimit Evropian, Ylva Johansson tha se shpërthimi në rajonin Beyoğlu të Stambollit është veprim shokues.
“Kjo do të forcojë edhe më shumë vendosmërinë e Türkiye-s dhe BE-së për të zhvilluar më shumë bashkëpunim në luftën kundër terrorizmit”, tha Johansson e cila shprehu ngushëllime për familjet e personave që humbën jetën në shpërthim.
Në shpërthimin që ndodhi dje në bulevardin “Istiklal” në Stamboll humbën jetën 6 persona ndërsa mbi 80 të tjerë u plagosën.
Ministri i Brendshëm Süleyman Soylu njoftoi arrestimin e personit që ka lënë bombën e cila ka shkaktuar shpërthimin./FolDrejt/