Në vitin 2023, ekonomia ruse do të bjerë me 0,9 për qind, ndërsa në vitin 2024, PBB-ja e Federatës Ruse do të rritet me 1,3 për qind, sipas parashikimit pranveror të Komisionit Evropian (KE) të publikuar sot.
“Embargoja e furnizimit me naftë dhe produkte të naftës së rafinuar pritet të vështirësojë rikuperimin e eksporteve, pasi nuk ka gjasa që Rusia të zëvendësojë plotësisht tregjet e humbura”, thuhet në analizën e KE-së.
Autorët parashikojnë një përshtatje graduale të ekonomisë ruse ndaj sanksioneve dhe një rikuperim të moderuar të PBB-së./FolDrejt/