Komisioni Evropian njoftoi dje se ka vendosur kufizime në importin e produkteve bujqësore ukrainase deri më 5 qershor, për të zbutur problemin që u shfaq me drithërat e tepërta në Bullgari, Poloni, Rumani, Hungari dhe Sllovaki.
Organi ekzekutiv i Bashkimit Evropian njoftoi se gjatë asaj periudhe, drithi ukrainas mund të shitet në çdo shtet tjetër anëtar të BE-së, përveç pesë të përmendurve, të cilët u ankuan se çmimi i lirë i drithit ukrainas dëmton fermerët e tyre, raportoi Reuters, përcjell Fol Drejt.
BE-ja ka lehtësuar më parë të gjitha importet e mallrave nga Ukraina për të ndihmuar përpjekjet e vendit për të shmangur një sulm rus./FolDrejt/